Edhe Kante drejt Arabisë Saudite

Ylli i Chelseat, N’Golo Kante, është në prag të bashkimit me klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad, në një transferim të lirë.

Sipas raportit nga gazetari Fabrizio Romano, detajet përfundimtare po diskutohen, ndërkohë që më pas pritet që propozimi të pranohet.

Drejtorët e Al Ittihad tashmë kanë mbërritur në Londër për t’u lidhur me delegacionin saudit të PIF për të përgatitur dokumentet.

Sipas kontratës, Kante do të paguhet 100 milionë euro në vit, deri në vitin 2025, përcjell rtv21.tv.

Ylli i fundit që iu bashkua klubit Al Ittihad është sulmuesi veteran i Real Madridit, Karim Benzema.

Arabia Saudite po vazhdon me përpjekjet për ta bërë Lindjen e Mesme fokusin kryesor të futbollit, ndërkohë që edhe Hakim Ziyech dhe Pierre Aubameyang po flitet se janë afër transferimit në klubet arabe. /21Media

Back to top button