Lajçaku edhe Konjufca diskutojnë për dialogun

Mëngjesin e sotëm përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.
Në takim u bisedua për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Konjufca u shpreh se dialogu duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe përsëriti qëndrimin se rendi kushtetues, sovraniteti, integriteti territorial dhe pavarësia e Kosovës janë të panegociueshme.
“Asnjëherë nuk do të pranojmë që këto postulate të shtetit tonë të jenë temë e bisedimeve me Serbinë”, citohet të ketë thënë Konjufca në takim.
Kreu i Kuvendit po ashtu vuri në spikamë angazhimet parlamentare lidhur me miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së, duke ritheksuar se perspektiva e Kosovës është në Bashkimin Evropian./21Media 

Back to top button