Lajm i mirë për përfituesit e asistencës sociale

 

Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021.

Kjo është bërë e ditur nga ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

“Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës. “, thuhet në njoftimin e Reçicës.

Në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021 janë ndarë 7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021./21Media

Back to top button