Ronaldo i falënderohet Realit

Për 100 golat në Evropë, Cristiano Ronaldo ka falenderuar skuadrën ku është duke luajtur

Cristiano Ronaldo ka thyer edhe një rekord në karrierën e tij të pasur. Të mërkurën Ronaldo hyri në histori të futbollit në Evropë, ku me dy golat e tij ndaj Bayernit, u bë futbollisti i parë që ka shënuar 100 gola në garat evropiane.

Për këtë arritje të jashtëzakonshme portugezi ka falënderuar klubin e tij aktual Real Madrid.

“Është një nder për mua që kam arritur në shifrën e 100 golave në Evropë. Ndaj Bayernit ishte një ditë speciale, që u kurorëzua me një fitore të rëndësishme. Jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj Realin për mundësinë që më ka dhënë të jem pjesë e një klubi kaq të madh, si dhe bashkëlojtarët e mi gjithashtu”, ka deklaruar Ronaldo për faqen zyrtare të klubit duke thënë se është tejet i lumtur.

“Kur kam filluar të shënoja gola në Ligën e Kampionëve, nuk e kam menduar se do të arrija një rekord të këtillë. Jam shumë i lumtur pasi që kam arritur diçka shumë të vështirë”, ka përfunduar ai.

Back to top button