Lajm i mirë për bizneset lidhur me energjinë elektrike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për bizneset sa i përket  tarifave të energjisë elektrike.
Rukqi ka njoftuar se nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike për kategoritë e bizneseve.
“Pas shume pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes te tarifës se energjisë elektrike, një përgjigje e shkurte: Nuk pritet të këtë rritje të tarifës se energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, ka shkruar ndër të tjera Rukiqi.

Zyra e Rregullatorit për Energji dje ka publikuar një raport konsultativ në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm që e kanë bërë për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.
Duke e marrë për bazë një zotim të Qeverisë së Kosovës se do t’i ndajë 75 milionë euro për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike në tarifa, ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.
Subvencioni i dhënë nga Qeveria efektivisht ndikon që tarifat e konsumatorëve biznesor të mos pësojnë rritje dhe faturat për konsumatorët shtëpiak të mos rriten për konsumin që mund të ofrohet me tarifën ekzistuese nga kapacitetet vendore në Kosovë deri në 600 kWh për muaj, u bë e ditur në raport.
Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800 kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë./21Media 

Back to top button