Lajm i mirë për Interin

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Interi është afër që të arrijë marrëveshje për të nënshkruar me Piotr Zielinskin si lojtar të lirë.

Akordi për kontratën është afër, ku detajet finale po diskutohen dhe më pas marrëveshja do të përmbyllet si transferim i lirë.

Interi po shpreson që Zielinski ta nënshkruajë kontratën para fundit të këtij muaji, dhe më pas gjithçka do të përfundojë.

E njëjta situatë është edhe me Mehdi Taremin, ku akordi verbal ekziston për t’iu bashkuar Interit në muajin korrik.

Back to top button