Lajmërohen tifozët e Ballkanit: Jemi liruar, po kthehemi në Suharekë

Policia e Kosovës njoftoi gjatë ditës së sotme se ka arrestuar 21 persona për shkak të incidentit që ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Superligës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tifozët e dy klubeve u përleshën mes vete duke shkaktuar dëmet materiale në stadium, por edhe disa makina jashtë tij. Për më tepër, policia më pas bëri të ditur se janë lënduar edhe tre tifozë si dhe dy zyrtarë policor.

Tani, kur kanë kaluar rreth 5 orë nga arrestimi i tyre, në faqen zyrtare të grupit të tifozëve të Ballkanit të njohur me emrin “Xhebrailat”, kanë njoftuar se janë liruar dhe se tashmë janë duke u kthyer në Suharekë.

“22 anëtarët janë liruar në këto momente, dhe jemi rrugës për Suharekë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Back to top button