A po ndikojnë rrjetet sociale në jetën e njerëzve

A po ndikojnë rrjetet sociale në jetën e njerëzve

Komunikologeja Valdeta Kasapi mbrëmë në emisionin Clik Plus  të TV21 në Maqedoni theksoi se transmetimi i lajmeve ditore në rrjetet sociale po ndryshon ditarin e vjetër. Sipas saj lajmet po fillojnë me ngjarjet më tragjike dhe se ato informacione nuk janë për tu plasuar.

“Ditëve të fundit habitesha me lajmet e Shqipërisë, kaloja me veturë andej dhe një të lëshuar të radios dhe lajmi par ishte u vra ky, ky vrau këtë. Kjo normalisht nuk i përmbush kërkesat e një ditari të një edicioni dhe se ato informacione nuk janë për tu plasuar”, tha Kasapi, shkruan TV21.TV.

Të njëjtit mendim është edhe Migjen Hamzai Psikoterapisë

“Kjo varet gjithmonë nga rrethanat është e vërtet se mediat nxjerrin në sipërfaqe atë që është dhe që turma ka nevojë më shumë, që ka dëshirë më shumë të shohin”, tha ai.

Ermira Mehmeti ish politikane theksoi se privatësia në rrjetin social FaceBook nuk ekziston.

“Privatësia në kuptimin klasik apo tradicional të fjalës mendoj se sot nuk mund të s’batohet si definicion apo si përshkrim, unë mendoj se ka ndryshuar krejtësisht nocioni i privatësisë dhe ka ndryshuar raporti i njeriut me privatësinë”, u shpreh Mehemeti.

Anita Latifi e cila në profilin e saj Facebook ka mbi 18 mijë ndjekës tregon arsyet se kur dhe pse ndjekësit filluan të ndjekin aktoren.

“Numri më i madh i ndjekësve që më shtohet nga 500 deri në 1 mijë, janë rastet që siç ishte situata në Kumanovë, ndonjë moment tjetër kërcënues fushata anti-Ermira apo momenti unë kur i dola krah Ermirës sepse e shikoja si jo njerëzore ajo që ndodhi atë përudh edhe atë herë kisha një rritje të dukshme”, tha Latifi.

Anita Latifi theksoi se në shumë raste Facbook-u e ka ndihmuar që ti ndihmojë familjet që kanë nevojë. Kurse Ermira Mehmeti theksoi se shumë herë rrjetin social e përdor edhe për të shprehur mllefin e saj ndaj ndonjë të pa drejte që po ndodhë./21Media