Lama e sheh si alarmante për sigurinë shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Analsitja  Alma Lama shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë po e sheh si diçka alarmante . Sipas saj e gjithë kjo lidhet me luftën në Ukrainë.

“Vet fakti se sot kishim 100 trupa të tjerë të KFOR-it bullgar të Sllovenisë etj etj, në vazhdimësi ka rritje, tregon pavarësisht janë apo nuk janë publike deklaratat që është një gjendje alarmante e sigurisë në Kosovë, për shkak të zhvillimet që lidhen kryeshit me luftën në Ukrainë dhe rolin e Rusisë, dhe tani të anashkalosh tërësisht mos të marrësh parasysh këtë realitet faktik por të bësh lojëra politike vetëm e vetëm për zgjedhje për vota është papërgjegshmëri politike që mund të këtë pasoja për shtetin e Kosovës., tha Lama në emisionin Click në RTV21./21Media

Back to top button