Lama: Nëse nuk do ta kishim themeluar ne Specialen, do ta bënte OKB-ja

 

Ish-deputetja, Alma Lama ka komentuar rreth debatit që po bëhet rreth Gjykatës Speciale.

Lama ka thënë se kjo gjykatë ka ardhur si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa, përmes një shkrimi në “Facebook” ajo ka theksuar se nëse Kosova nuk do ta kishte votuar, sot do të kishim një Gjykatë Speciale të themeluar nga OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rus e kinez.

“Sigurisht Gjykata Speciale, si pjese e institucioneve te Kosoves, nuk do te vendosej ne nje shtet tjeter sikur ne Kosove te ekzistonte siguria per deshmitaret. Ky shqetesim eshte ngritur ne te gjitha raportet per Kosoven. Gjykaten Speciale e kemi votuar sepse bashkesia nderkombetare ka kerkuar adresimin e krimeve dhe Kosova, si vend qe eshte cliruar nga bashkesia nderkombetare ne emer te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, nuk mund t’i shmanget drejtesise dhe domosdoshmerisht duhet te pastrohet nga aktakuzat”, ka shkruar Lama.

Ajo tha se nuk është e ndershmë të bëhet politikë me këtë temë.

“Kurrsesi nuk mund te krahasohen krimet e kryera nga Serbia ne Kosove me krime te tjera per te cilat jane ngritur aktakuzat nga Specialja, por kjo nuk do te thote se krimet e tjera nuk duhen adresuar. Sigurisht Gjykata Speciale, si pjese e institucioneve te Kosoves, nuk do te vendosej ne nje shtet tjeter sikur ne Kosove te ekzistonte siguria per deshmitaret. Ky shqetesim eshte ngritur ne te gjitha raportet per Kosoven. Gjykaten Speciale e kemi votuar sepse bashkesia nderkombetare ka kerkuar adresimin e krimeve dhe Kosova, si vend qe eshte cliruar nga bashkesia nderkombetare ne emer te mbrojtjes se te drejtave te njeriut, nuk mund t’i shmanget drejtesise dhe domosdoshmerisht duhet te pastrohet nga aktakuzat”, ka shkruar tutje ajo. /21Media

Back to top button