Lama: Policia s’duhet t’i largojë barrikadat, mjafton vetëm një viktimë dhe veriu shkon në flakë

Ish ambasadorja, Alma Lama tha sot se barrikadat e vendosura në veri nuk duhet të hiqen me dhunë nga Policia e Kosovës.
“Jo sepse nuk duhet ta bëjë këtë se nuk ka legjitimitet, por situata është e tillë, është e ndjeshme dhe mund t’i përgatiten kurthe, mjafton vetëm një viktimë dhe veriu shkon në flakë.”, tha Lama në emisionin “21drejtpërdrejt” në RTV21.
Ajo po ashtu tha se Kosovës nuk interesojnë tensionet, por Serbisë.
“Ata mund të përdorin çfarëdo lloj skenari, dhe mos të harrojmë dorën ruse e cila mund të jetë nërpmjet Serbisë, por edhe e drejtpërdrejtë”, shtoi Alma Lama.
Më tej Lama u shpreh se KFOR-i po e peshon mirë , sipas saj ata po presin që situata të ketë një zgjidhje politike.
“Zgjidhjes politike nuk i shërben një fjalor luftënxitës ose një fjalor shumë i ashpër siç e kemi dëgjuar sot edhe nga ministri i brendshëm, duhet të jem e qartë se ky lloj fjalori nuk mund ta kompensojë paaftësinë e qeverisë, është e kundërta”, tha Lama./21Media

 

Back to top button