Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith II.
Në vendimin për Veselin që e ka parë lajmi.net, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.
I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.
Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020.

Back to top button