Lansohet dokumentari “Victoria’s Secret: Angels and Demons”

Në Hulu u shfaq premierë një dokumentar i ri, i cili sjell në skenë sukseset dhe rënien e një prej kompanive më të njohura në botë për disajnimin e veshjeve të brendshme, që është “Victoria Secret”. Dokumentari është tri pjesësh dhe ai titullohet “Victoria’s Secret: Angels and Demons”.
Seria e dokumentarëve eksploron anën e gjerë të botës së modës, lidhjen e afërt në mes përgjegjësit të kompanisë dhe manjatit Les Wexner dhe financierit Jeffrey Epstein që u akuzua për ngacmime seksuale, ngritjen dhe rënien e “Victoria Secret” e shumë çka tjetër rreth kësaj kompanie.
Dokumentari përfshinë intervista me engjëjt e kompanisë, video nga arkivi e të brendshme, që zhyten thellë në aspektet e promovimit.
Me fjalë të tjera, ky dokumentar i përgjigjet disa pyetjeve të fshehta në lidhje me këtë kompani.
Në një kohë kur qendrat tregtare kërkonin vëmendjen e të rinjëve botëror, shtëpia e fuqishme e modës “Victoria Secret” dominonte këtë botë me disajnim të veshjeve të  brendshme.
Les Wexner ishte ideatori pas tregut të këtyre veshjeve joshëse që tërhoqën vëmendje për një kohë.
Regjisori Matt Tyrnauer në një intervistë për revistën “Womens Wear Daily” ka treguar se dokumentari përfshinë tregime jo vetëm për modën, por edhe për pushtetin në modë. Sipas tij, ai flet për një kohë disajnesh, për një botë krijimesh të disajneve dhe marketingut, për modën e shpejtë, por edhe për personat që qëndruan pas saj dhe pushtetin që ata patën. Pra, pushteti dhe moda janë ato që e kanë nxitur atë të realizojë këtë dokumentar, ka thënë Tyrnauer.
Regjisori Tyrnauer është i njohur për botën e modës, si për zbulim të thashethemeve, sekreteve e polemikave.
Para dokumentarit për “Victoria Secret”, ai realizoi dokumentarin për suksesin dhe dështimin e klubit të natës në Nju Jork, Studio 54, si dhe dokumentarin e metrazhit të gjatë “Valentino: The Last Emperor”, i cili paraqet video me Valentino Garavani, Anne Hathaway, Tom Ford e shumë të tjerë./21Media

Back to top button