Spacey nuk do të luaj rolin e Genghis Khan në filmin e ri “1242: Gateway to the West”

Aktori amerikan Kevin Spacey nuk do të luaj rolin e Genghis Khan në filmin e ri. Kjo vjen pasi që Spacey u akuzua për ngacmime seksuale në Britani, zbulon Variety.
Ky aktor u caktua të luaj në filmin e pagëzuar “1242: Gateway to the West”, dramë kjo historike që ishte pjesë e tregut të filmave në Kanë të Francës. Filmi paraqet një person të shenjtë në një kështjellë në Hungari, i cili bën përpjekje që të ndalojë një prej ushtrive të Genghis Khan që të pushtojë Evropën. E Spacey ishte caktuar të luante rolin e këtij personi të shenjtë.
Por, producenti i filmit, Bill Chamberlain për Variety ka thënë se tashmë ka anuluar paraqitjen e Spacey, dhe kjo ka ndodhur pasi që ai u akuzua për ngacmime të disa meshkujve në Britani të Madhe. Tani janë në negociata me një aktor tjetër për këtë rol.
Aktori Spacey u lirua nga pesë akuza të bëra në Londër.
Regjinë e filmit “Gateway to the West” do ta bëjë Péter Soós. Ky film do të realizohet me një buxhet prej $10 million deri në $25 million, ndërkaq xhirimet e tij pritet të fillojnë muajin tetor këtë vit.
Aktori Kevin Spacey paraqitet me rol edhe në trillerin “Peter Five Eight”, që SHBA-të ia kanë shitur kompanisë VMI Worldwide. Kjo kompani trailerin e këtij filmi e lansoi në maj të 2022-tës.
Por, ndodhi që pak kohë pasi që Spacey u akuzua, prodhuesit e Peter Five Eight e mbështetën aktorin. Ata në një deklaratë për media thanë se ka persona të cilët dëshirojnë që Spacey të mos luaj në filma, por ka të tjerë në mbarë botën të cilët kanë ndjekur atë në filma të ndryshëm për dekada me radhë, e që dëshirojnë ta shohin në ekran. Sipas tyre, i takon gjyqit të vendos për akuzat për ngacmime seksuale të adresuara ndaj Spacey, e filmi “Peter Five Eight” është për fansa të cilët interesohen më shumë për artin se skandalet.
Spacey nuk është aktori i vetëm problematik që u përfshi në projektet e tregut të Cannes, e që kanë probleme me shitjet./21Media

Back to top button