Laporta thumbon Real-in dhe Mbappe-n

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta në konferencën e fundit për media është pyetur për mundësinë e transferimit të yllit francez, Kylian Mbappe.
Mbappe si duket ka vendosur që mos të rinovojë kontratën e tij me gjigantin francez, Paris Saint-Germain, dhe spekulimet e shumta e lidhin francezin me një kalim te Real Madrid-i.
Po ashtu, Mbappe ishte lidhur me një kalim te Barcelona, por që presidenti i kësaj të fundit ka shuar shpresat e çdo tifozi blaugranë.
“Ne nuk do ta konsideronim kurrë që të nënshkruajmë me një lojtarë i cili kërkon 50 milionë euro në sezon si pagë”, tha Joan Laporta, president i Barcelonës.
Së fundmi, raportohet se Mbappe ka refuzuar çdo gjë nga PSG vetëm për ta realizuar ëndrrën e tij dhe t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere si lojtar i lirë.

Back to top button