Shtatë civilë të vrarë në Donetsk nga sulmet ruse

Të paktën shtatë civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në rajonin Donetsk të Ukrainës nga sulmet ruse të martën, tha guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko.
Në një postim në platformën e mediave sociale Telegram, ai tha se dy persona kishin vdekur në Bakhmutske, dy në Bakhmut, një në Avdiivka, një në Drobysheve dhe një në Soledar, përcjell rtv21.tv
Kyrylenko shtoi se numri i viktimave në Mariupol dhe Volnovakha mbetet i panjohur.
Donetsk është pjesë e rajonit lindor të Donbasit ku Rusia po fokuson forcat e saj. Pjesa më e madhe e Donbasit ishte tashmë e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia përpara pushtimit të Ukrainës./21Media

Back to top button