Kaloni te përmbajtja kryesore

Fushë Kosova dhe lagjja Kalabria mbesin pa ujë

KRU Prishtina do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë.
“Kjo vjen si shkak i mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga “Ibër-Lepenci””, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.
Si pasojë e kësaj do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button