“Largimi i Mane do të jetë goditje për Liverpoolin”

Largimi nga Liverpool i Sadio Mane, do të jetë goditje e fortë për ekipin, të paktën kështu e cilësojnë njohësit.
Jurgen Klopp dhe stafi i tij janë të mirë në këtë, përdorin dhimbjen, duke mësuar nga pengesat dhe duke u kthyer më të fortë.
Ata e bënë këtë herën e fundit kur humbën një finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi në vitin 2018.
Dy vjet pas asaj humbje, ata u bën kampionë të Evropës, Botës dhe Premier Ligës.
Me Klopp të nënshkruar deri në vitin 2026, qëllimi i Anfield është i thjeshtë: të konkurrosh për gjithçka, çdo herë.
Do të ketë ndryshime, sigurisht do largohen lojtarët dhe të rinjë do të vijnë.
Mane po largohet këtë verë nga Liverpool dhe destinacion ka Bayern Munich.
Ylli i Senegalit do të mbetet një nga njerëzit kryesor të Klopp.
Ndërkaq, sa i përket Mohamed Salah, ai thotë se do të qëndrojë edhe për një vit – priten bisedime për kontratë të re gjatë verës./21Media

Back to top button