Largohen të gjithë kamionët nga Jarinja
Tashmë është larguar edhe kamioni në të cilin ishte i vendosur baneri me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.
Ndryshe, ky kamion ishte edhe arsyeja pse Njësia Speciale e Kosovës ndaloi largimin, pasi ky mjet nuk ishte tërhequr bashkë me barrikadat e tjera.
Ky simbol i ishte vënë një kamioni të bardhë, që të shtunën ishte i fundit që u largua nga rruga që çon në kufi. Protestuesit kanë kundërshtuar largimin e kamionit duke i dalë atij përpara. Megjithatë kamioni është larguar.
Kujtojmë se deri në ora 16:00 është afati kur barrikadat, por edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës duhet të largohen nga rrugët në Jarinjë dhe Bërnjak, për t’i liruar vendin KFOR-it i cili për dy javë do të jetë forca e vetme që do të operojë atje./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?