Largohet Besa Shahini, në vend të saj Evis Kushi

 

Ndryshime të reja në qeverinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Deputetja e PS Evis Kushi, do të zërë vendin e Besa Shahinit për postin e Ministres së Arsimit.

Lajmin e ka konfirmuar kryeminstri, përmes një komunikimi live në Facebook.

Rama ka shprehur keqardhje për largimin e Shahinit, teksa ka thënë se ishte i nderuar që e kishte si bashkëpunëtore.

Nga ana tjetër, deputetja Kushi ka thënë se ishte privilegj dhe një përgjegjësi marrja e kësaj detyre.

Pak ditë më parë, Shahini ka deklaruar se do të largohej nga detyra në fund të mandatit, por mesa duket ka preferuar që ta përshpejtonte këtë vendim./oranews

Back to top button