Largohet nga puna mbikëqyrësi në Qendrën Korrektuese të Durbavës

Shërbimi Korrektues i ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues , Sh. G gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button