Latifi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendicitit. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë ku bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MSh-së.
Ndryshe, për sot, homologia e Latifit nga Shqipëria, Ogerta Manasterliu ka paraparë një vizitë në Prishtinë. Sipas agjendës ishte planifikuar të pritej nga ministri Latifi dhe së bashku të kishin edhe një konferencë për media. Të dy pastaj, do të vizitonin edhe Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime” në QKUK./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?