Nënkryetari i inteligjencës ushtarake thotë se Ukraina po humbet luftën ndaj Rusisë

Një raport është publikuar mëngjesin e sotëm në të cilin nënkryetari i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Vadym Skibitsky ka thënë se Ukraina po humbet kundër Rusisë në vijën e frontit dhe se tashmë kanë mbetur pothuajse pa municione.
Tani Ukraina është pothuajse e varur vetëm nga armët nga Perëndimi për të mbajtur Rusinë larg, ka theksuar Skibisky, shkruan sky news.
“Kjo është një luftë artilerie tani. Konflikti tani do të vendoset në vijën e frontit dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë”, tha ai.
Skibisky ka thënë se Ukraina ka 10 deri në 15 artileri ruse dhe partnerët perëndimorë iu kanë dhënë rreth 10% të asaj që ata kanë.
Nënkryetari i intelegjencës i ka bërë thirrje Perëndimit që të furnizojë më shumë armë për Ukrainën, e cila pritet të kërkojë një listë të armëve dhe pajisjeve mbrojtëse në takimin e grupit të kontaktit me NATO-n më 15 qershor./21Media

Back to top button