Latifi ka udhëtuar për në Austri

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi ka udhëtuar për në Austri.
Ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore.
Në këtë konferencë, Latifi do të bëjë një prezantim për sistemin shëndetësor të Kosovës, si dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë për transformimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor si dhe tema të tjera./21Media

Back to top button