Latifi: Me largim të punëtorëve shëndetësorë po përballen edhe shtetet tjera

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e ka arsyetuar largimin e punëtorëve shëndetësorë nga Kosova, duke thënë se një gjë të tillë po e përjetojnë edhe shtete si Greqia, Austria, Zvicra e vende të tjera.
Për çështjen e ikjes së anesteziologëve, Latifi ka pohuar se ky është një problem, por që ka qenë i trashëguar nga qeverisjet e kaluara.
“Edhe Greqia, Austria, Zvicra e këto vende kanë të njëjtin problem me largimin e punëtorëve shëndetësorë nga një vend në vendin tjetër. Çështja e anesteziologëve është lënë pasdore dhe është keqplanifikuar me vite të tëra. Që nga viti 2016 nuk është hapur konkursi për anesteziologë. Gabimet e së kaluarës, po i përjetojmë tash. Anesteziologët duhet të trajtohen si profil deficitar dhe me prioritet”, ka thënë Latifi sot në seancën e Kuvendit.
Latifi ka thënë se do të hapin konkurs për 30 specializantë të anesteziologjisë, ndërsa për të ardhmen ka theksuar se duhet të ketë më shumë kreativitet./21Media

Back to top button