Latifi nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me USAID

USAID ka kryer një analizë në Ministrinë e Shëndetësisë, me synim të përmirësimit të proceseve brenda kësaj ministrie, me fokus në prokurimin publik. Si rezultat i kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka qenë në mesin e disa institucioneve lokale dhe qendrore që USAID i ka përzgjedhur për kryerjen e një analize të tillë si pjesë e projektit për të ofruar përkrahje në përmirësimin e proceseve të brendshme.
Ceremonia e lansimit të aktivitetit të USAID-it që u mbajt sot në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shënon prezantimin e përkrahjes pesë vjeçare që USAID do t’i jap Ministrisë së Shëndetësisë, aktivitet ky që do të adresojë sfidat e gjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies.
Me këtë rast, ministri Rifat Latifi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin për MSH-në përmes projektit të USAID.
“Jemi e vetmja Ministri që është përfshirë në këtë projekt, i cili do të kontribuojë në mënyrë esenciale në arritjen e objektivave për avancimin e proceseve të punës në Ministri në përgjithësi, dhe në veçanti për fushat tejet të rëndësishme të prokurimit dhe financave”, tha ministri./21Media

Back to top button