Me veturë në sheshin e Pejës, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për rrezikim të trafikut publik në Pejë.
Të martën rreth orës 14:20, i dyshuari duke manipuluar me veturë në sheshin “Skënderbeu”, ka rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke lëvizur aty.
Policia ka njoftuar se vetura ka rezultuar e paregjistruar dhe është dërguar në terminal doganor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?