Latifi raporton sot para deputetëve

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.
Raportimi i ministrit pritet të fillojë në ora 12:00.
Kujtojmë që ditë më parë në mbledhjen e këtij komisioni, pas rritjes së numrit të të infektuarve me variantin Omicron është diskutuar për situatën me pandeminë, ku anëtarët e pozitës kishin deklaruar se situata është nën kontroll, por që me këtë nuk është pajtuar opozita.
Kryetarja e Komisionit, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka deklaruar se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë ajo ka propozuar që të duhet të raportojë ministri i Shëndetësisë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe ai i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).
E deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu ka deklaruar se situata me COVID-19 është alarmante. Se situata me pandeminë nuk është e mirë kishte thënë edhe deputeti nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Back to top button