Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Paris 2024

(Lajm i përditësuar)
Medaljen e pesët për Kosovën e siguroi xhudistja Laura Fazliu. Ajo e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.
Për medalje të bronztë, Laura e mposhti kroaten Katarina Krishto.
Fazliu mposht kanadezen Beauchemin-Pinard
Laura Fazliu në luftën e parë të repesazhit, mposhti kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.
Me këtë fitore xhudistja kosovare është vetëm një fitore larg medaljes më të vlefshme në sport, medaljes olimpike.
Laura përballet me kanadezen Beauchemin-Pinard
Ka filluar blloku final në garën e xhudos në Lojëra Olimpike.
Sot në program janë kategoritë deri 81 kilogramë te xhudistët dhe 63 kilogramë te xhudistet.
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, paraqitet në repesazh.
Ajo fillimisht do ta ketë përballë kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?