Kaloni te përmbajtja kryesore

Mbi 4 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

4 mijë e 302 persona deri më 30 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili  ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 177 aplikime në gjithë vendin.

Elshani ka bërë me dije se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button