Laura Fazliu, kampione evropiane për U23

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane në Sarajevë, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 63 kilogramë në Kampionatin Evropian U23 në xhudo.
Në finale, Fazliu e ka mposhtur gjermanen Annabelle Winzig.
Është medalja e parë e artë e Laura Fazliut në gara me nivel. Evropiani U23 llogaritet si ngjarje për seniorët e rinj, ndërsa në të marrin pjesë xhudistët më me perspektivë në kontinent.
Ndërsa Erza Muminoviqi (-52kg) përfundoi e 5-ta pas një ndeshje të fortë për medalje të bronztë ajo humbi me Wazaari në vazhdime kundër gjermanes, Annika Wurfel./21Media

Back to top button