Konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike, arrestohet një 33 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë zbatuar një operacion policorë në Mitrovicën e Veriut me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.
“Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.
Në atë lokacion policia ka arrestuar 33 vjeçarin, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.
Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media 

Back to top button