Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale, vazhdon garën për medaljen e bronztë

(Lajm i përditësuar)
Laura Fazliu mposhtet në çerekfinale, vazhdon garën për medaljen e bronztë
Xhudistja Kosovare, Laura Fazliu është mposhtur nga xhudistja franceze Clarisse Agbegnenou në çerekfinale të xhudos në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Agbegnenou arriti ta hedh Fazliun dhe fitoi meçin me Ippon.
Gjithsesi, Laura do ta vazhdoj garën me repesazh për të arritur te medalja e bronztë.
“Laura Fazliu vazhdon garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Xhudistja jonë, pësoi humbje nga kampionia olimpike, Clarisse Agbegnou, në çerekfinale. I urojmë fat dhe suksese në rrugën drejt të bronztës. Luftërat e ardhshme prej orës 16:00. FORCA LAKIIIIII”, ka shkruar Federata e Xhudos e Kosovës në “Facebook”.
Caktohet kundërshtarja e Laurës në çerekfinale
Laura Fazliu në çerekfinale do të përballet me francezen Clarisse Agbegnenou.
Tashmë xhudistet janë përballur dy herë. Fillimisht më 17 shkurt të vitit të kaluar, në ditën e Pavarësisë, Laura e mposhti legjendën franceze në Grand Slamin e Tel Avivit.
Ndërkohë më 4 nëntor të vitit të kaluar, Laura fitoi ndaj Clarisses edhe në çerekfinale të Evropianit në Montpellier.
Agbegnenou është legjendë e xhudos. Është kampione olimpike, medaliste e argjendtë olimpike, kampione e gjashtëfishë botërore dhe e pesëfishtë e Evropës.
Ka edhe plot e plot medalje të tjera.
Laura Fazliu mposhtë kinezen Jing Tang, kalon në çerekfinale
Xhudistja, Laura Fazliu e ka nisur me sukses aventurën e saj në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.
Fazliu e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Me këtë fitore Fazliu kalon në çerekfinale dhe synon që të fitojë medalje olimpike në Paris.
Sot radha e Laura Fazliut
Pas Distria Krasniqit e cila është stolisur me medaljen e argjendtë si dhe Akil e Nora Gjakovës që nuk arritën në zonën e medaljeve, përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike në xhudo, Laura Fazliu, do të paraqitet sot në tatatmi për të nisur rrugëtimin e saj me synimin për të siguruar medalje.
Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë ndërsa në të dytën ajo e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Watanabe.
Garat e xhudos nisin prej orës 10:00, ndërsa Laura pritet të ndeshet ng ora 11:00.