Laureatët e Sportit, Prishtina nderon Cimën me çmimin “Post Mortum”

 
Komuna e Prishtinës i ka ndarë çmimin Post Mortum, Rasim Thaçit- Cima për Laureatët e Sportit.
Çmimin e kanë pranuar familjarët e Thaçit të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falënderimet e tyre.
“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për vitin 2021 nga Komuna e Prishtinës për Laureatët e Sportit , u nda edhe çmimi Post Mortum , për Rasim Thaçi – Cima. Në emrin e familjes Thaçi ju faleminderit dhe përjetësisht mirënjohës. “, thuhet në falënderim.


Rasim Thaçi- Cima vdiq në mars të vitit të kaluar në moshën 71 vjeçare si pasojë e Covid-19. Në vitin 2020 në të njëjtin kompeticion ai u nderua me çmimin për “Vepër Jetësore”. Cima njihet për kontributin e tij në futboll, por që karrierë edhe më të bujshme bëri si humorist, duke u shndërruar në ikonën e humorit shqiptar./21Media

Back to top button