Ukraina paralajmëron Rusinë të mos abuzojë me armëpushimin

Rusia nuk duhet të përfitojë nga një korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj, ka paralajmëruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.
“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët – gra dhe fëmijë – si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur”, tha ajo. “E gjithë bota po shikon”, shtoi ajo.
Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve.
Armëpushimi është në fuqi rreth qyteteve Mariupol dhe Volnovakha./21Media

Back to top button