Laurina Gashi arriti në çerekfinale të Kupës Evropiane për kadete

Dy motrat Laurina Gashi dhe Tokesa Gashi (-48kg) janë dy garueset nga Kosova të cilat janë ndeshur dje në Kupën Evropiane për Kadetë në Bielsko Biala të Polonisë.
Xhudistja, Laurina Gashi, arriti në çerekfinale të Kupës Evropiane për kadete dhe pastaj në çerekfinale ajo humbi me Ippon nga gjermanja Tabea Nika Mecklenburg.
Pas kësaj ajo humbi edhe në repasazh nga hungarezja Janka Juttner dhe nuk vazhdoj tutje.
Garuesja tjetër Tokesa Gashi humbi në xhiron e parë nga garuesja e Austrisë, Maya Kochauf dhe përfundoj garën./21Media

Back to top button