Lavrov: Kosova, shembull i lojës së dyfishtë të Perëndimit

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka thënë se shtetet e Perëndimit po luajnë lojë të dyfishtë kur bëhet fjalë për të drejtën e popujve për vetëvendosje.

Sipas tij, “shembulli më i mirë është rasti i Kosovës”.

“Kur ata duan pavarësinë e Kosovës, thonë se është e drejtë e popullit për vetëvendosje, por kur është në interes të tyrin ta mohojnë këtë të drejtë në pjesët tjera të botës, i referohen integritetit territorial si opsion absolut”, ka thënë Lavrovi në një konferencë për media në Uzbekistan, shkruan “Danas” bazuar në raportimet e Sputnikut.

Back to top button