Lavrov në OKB i mohon akuzat perëndimore për abuzimin e luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mbajtur fjalimin e tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ditë pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin bëri thirrje për mobilizim të pjesshëm ushtarak.
Ai hodhi poshtë akuzat perëndimore për abuzime ruse në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndëshkimin e qeverisë së Kievit, shkruan BBC.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, me bashkëpunimin e organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kanë mbuluar krimet e regjimit të Kievit”, pohoi Lavrov, pasi Këshilli kishte dëgjuar më parë rrëfime të shumta të abuzimeve të të drejtave të njeriut të kryera nga zyrtarët rusë gjatë luftës.
Në fjalimin e tij, menjëherë pas Lavrov, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly e përshkroi pushtimin e Ukrainës si asgjë më shumë se një “luftë pushtuese” dhe një “sulm ndaj kartës së OKB-së”./21Media

Back to top button