Sheeran: I detyrohem Jamal Edwards për karrierën time

Ed Sheeran ka nderuar Jamal Edwards, duke thënë se ai i detyrohet atij për karrierën e tij.
“Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të më ishin dhënë mundësitë që m’u dhanë nëse nuk do të ishte që Jamal të më vinte krahun. Shumë njerëz supozojnë se shkruaj këngë dhe performoj ndoshta do të isha bërë i famshëm.. Unë nuk jam dakord me këtë, isha një nga shumë të tillë. Mendoj se nuk do të më kishin lënë të kaloj nëpër shumë dyer nëse nuk do të ishte Jamal”, tha Sheeran.
Në ditën e përkujtimit të Jamal, nëna e tij tha se “bujaria e tij ishte ajo që duam ta vazhdojmë”.
“Ai ishte gjithmonë aty për t’i përkrahur të rinjtë. Ky ishte qëllimi i tij kryesor”, tha ajo.
Edwards ishte themeluesi i SBTV.
Ai vdiq në shkurt nga ataku në zemër dhe mjekët konstatuan se ishte për shkak të dozës së lartë të kokainës dhe alkoolit./21Media

Back to top button