Prishtina me dendësi të shtuar të ndërtesave, greva shkakton telashe për marrjen e lejeve

Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës ka shfaqur pakënaqësinë e saj me grevën në administratën publike për shkak të siç thotë, vështirësve që po shkakton në marrjen e dokumenteve për leje ndërtim.  Në Sindikatën e Administratës së Kosovës ndërkaq thonë se qeveria është fajtori vetëm për situatën e krijuar pasi që nuk po dialogun me sindikatat.
Ndërtesa të larta e të shumta çdo herë e më shumë po ngriten në kryeqytet. Një pjesë e tyre pa leje ndërtimi, një pjesë tjetër në pritje të dokumenteve zyrtare. Të paktën 5700 aplikime për legalizim të objekteve pa leje janë bërë në tri vitet e fundit, kanë bërë të ditur në Komunën e Prishtinës.
“Prishtina ka telashet e saj me ndërtimet ilegale por edhe me vazhdimin e punës në ndërtime të reja, me apo pa standarde të caktuara ndërtimore. Por problemeve u janë shtuar edhe grevat. Punët në ndërtim kanë ngecur, thonë ndërtimtarët meqë kompanitë  e ndërtimit nuk i kanë marrë e lejet nga komuna për shkak të grevës edhe në administratë, prej afro një muaji”, tha Fatos Dibra, udhëheqës i sektorit të legalizimit në Prishtinë.
Në Shoqatën e ndërtimtarëve të Kosovës thonë se greva në administratën publike, u ka shkaktuar telashe të shumta në nxjerrjen e dokumentacioneve për leje.
Në Sindikatën e Administratës së Kosovës shprehin keqardhje për problemet që po u shkaktohen qytetarëve me marrjen e dokumenteve në administratë publike si shkak i grevës, por  thonë se qeveria është fajtori vetëm për situatën e krijuar pasi që nuk po dialogun me sindikatat.
Në anën tjetër Qeveria e Kosovë tha se mbetet e përkushtuar për dialog dhe pret reagimin pasues nga Këshilli Grevist. Deklarata u bë një ditë më parë përmes kumtesës për media pas takimit të kryeministrit Kurti me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Sussan Flocken dhe SBASHK-un. Megjithatë nuk dihet se kur do të rikthehet normaliteti në sektorin publik./21Media

 

Back to top button