Lavrov: Negociatat nuk janë të lehta
Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë “të lehta”, por ka “shpresë për kompromis”, thotë ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
“Unë udhëhiqem nga vlerësimet e bëra nga negociatorët tanë”, thotë ai.
“Ata thonë se negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme. Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis,” citon Reuters të ketë thënë Lavrov gjatë një interviste.
Ai thotë se problemet nuk kanë të bëjnë vetëm me neutralitetin dhe çmilitarizimin e Ukrainës, por edhe me sigurinë për njerëzit në Ukrainën lindore ku janë zonat e Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët./21Media