LDK e mbështet Kurtin: E papranueshme mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dalë kundër lejimit të mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, la shkruar se e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.
”Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkaq, shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian) i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë më ndërmjetësimin e OSBE-së./21Media

Back to top button