LDK e PDK bashkë për Pejën, këto drejtori do t’i udhëheq PDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të bashkëqeverisë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Pejë edhe për katër vjetët e ardhshme.
Burimet e portalit rtv21.tv brenda PDK-së, kanë bërë të ditur se kësaj partie do t’i takojnë këto katër drejtori: Drejtoria e Urbanizmit, Zhvillimit Ekonomik, Emergjencave dhe e Inspeksionit.
Ndërsa, LDK-ja do të udhëheq me dhjetë drejtori të tjera.
Pejën e fitoi Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë në vitin 2021.
Dega e Partisë Demokratike në Pejë kishte vendosur që pas rastit tragjik, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar, Astrit Ademaj, të mos e kandidojë asnjë kandidat tjetër në këtë komunë./21Media

Back to top button