Asistenti ekzekutiv i Ministrisë së Kulturës në paraburgim

Është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji kundër të pandehurit L.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i  ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit L.G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit187 par 1 nen par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.”, ka informuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
Kundër këtij, aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Policia dje ka arrestuar një asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, sepse ka marrë 5 mijë e 859 euro ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve./21Media

Back to top button