Rast dhune në një familje në Deçan, arrestohet i dyshuari

 
Është arrestuar dje në fshatin “Isniq” të Deçanit një person i dyshuar për veprat penale “dhunë në familje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
“Me datë 12.01.2022, rreth orës 10:30, Stacioni Policor në Deçan, është informuar se në fshatin Isniq- Deçan, ka një rast “Dhunë në Familje”. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, i dyshuari është arrestuar, ndërsa nga ankuesit gjatë intervistimit është denoncuar se i dyshuari posedon armë në shtëpi”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Deçan, në koordinim të plotë me Gjykatën kompetente dhe Prokurorin e shtetit, kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit aty gjatë bastisjes kanë gjetur dhe sekuestruar:
1 (një) arme automatike AK 47
1 (një) karikator të armës AK 47
9 (nëntë) fishek të kalibrit 7.62 mm
Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48- orë./21Media

Back to top button