LDK e Podujevës mobilizohet për zgjedhjet e 11 qershorit

Kryesia e Degës do të zhvillojë takim me kryetarët e nëndegëve

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë mbajti mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për aktualitetin politik në vend, pas zhvillimeve të fundit.

Në takimin e Kryesisë së Degës së LDK-së, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, u diskutua për hapat që do të ndërmarr Dega e LDK-së në Podujevë me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e parakohshme nacionale, të cilat do të mbahen më 11 qershor.

“Për mobilizimin e strukturave të saj, Kryesia e Degës do të zhvillojë takim me kryetarët e nëndegëve. Në mbledhjen e sotme gjithashtu u diskutua për themelimin e shtabit zgjedhor të degës dhe trupave përcjellëse të cilët do të përkujdesen për hartimin e agjendës së punëve për organizimin e fushatës elektorale të LDK-së në Podujevë”, shkruhet në komunikatë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button