Haradinaj: Dita e sotme na gjen krenarë, por jo arrogantë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deri më 14 nëntor, ky subjekt i dha Kosovës një pjesë të historisë së suksesit.
Tutje, ai ka thënë se “dita e sotme i gjen krenarë, por jo arrogantë, fitues të zgjedhjeve në një numër të konsiderueshëm, por njëkohësisht shërbëtorë të interesave të qytetarëve”.
Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i AAK-së ka uruar kryetarët që fituan në Zgjedhjet Komunale.
“Aleanca do të vazhdojë të kryej detyrën e saj për të cilën është themeluar dhe ka marrë vazhdimisht besimin tuaj. Ky besim që është i shenjtë për ne, do të kthehet me punën dhe devotshmërinë tonë për realizimin e qëllimeve të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj.
AAK në këto zgjedhje ka siguruar fitore në 5 komuna: Gjakovë, Klinë, Deçan, Rahovecë dhe Suharekë. /21Media

Back to top button