LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me kërkesë të deputetes Hikmete Bajrami, e përkrahur nga 39 deputetë të tjerë, në mbledhjen e Kryesisë sot, u kërkua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për këtë javë.
Gashi tha se seanca ka të bëjë në lidhje me tenderët një-burimor të cilët siç tha ai, i ka dhënë qeveria Kurti.
“Tenderët njëburimor nënkupton dhënien e kryerjes së punëve publike, apo tenderëve publikë duke mos bërë shpallje publike por duke ftuar individualisht tre kompani dhe duke vendos mbi bazën e preferencës së Institucionit tenderues. Është shkelje e jashtëzakonshme dhe një burim i madh i korrupsionit”, tha Gashi.
Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend. Ai po ashtu bëri me dije se kanë propozuar edhe rezolutë lidhur me tenderët njëburimor.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?