​Guardiola flet për përplasjen me De Bruyne

Në barazimin ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt në derbin spektakolar të zhvilluar të dielën në stadiumin “Anfiedl Road”, një vëmendje të madhe e mori edhe zemërimi i mesfushorit të Manchester Cityt Kevin De Bruyne i cili shprehu hapur pakënaqësinë e tij me trajnerin Pep Guardiol i cili vendosi ta largonte atë nga fusha.

Pas ndeshjes, Guardiola foli për këtë incident duke thënë se i kishte pëlqyer fakti se De Bruyne e mori me zemërim zëvendësimin e tij.

“Jam i lumtur ta shoh atë ashtu!” ka thënë Guardiola. “Më pëlqen nëse ai është i mërzitur, është mirë. Ai është i lumtur tani. E dija se çfarë na mungonte, na mungonte posedimi i topit. Pasi ai u largua ne e bëmë më mirë. Por, dëgjo, çfarë mund të them për Kevin, ne kemi nevojë për të dhe ai është i rëndësishëm”, theksoi Guardiola.

Katalanasi e përshkroi lojën në “Anfield” kundër skuadrës së Jurgen Klopp si ‘si një cunami’, pasi të kuqtë përmbytën Manchester Cityn duke krijuar shumë raste shënimi në një periudhë 25-minutëshe në pjesën e dytë.

Back to top button