LDK në orën 14:30 dorëzon në Kushtetuese lënden për seancat konstituive

Grupi Parlamentar i LDK-së në orën 14:30 do të dorëzoj në Gjykatën Kushtetuese draftin e përgatitur lidhur me seancat e fundit për konstituimin e Kuvendit.
Siç merr vesh rtv21 kërkesa e LDK-së është që Kushtetuesja të jap shpjegim dhe vlerësim në lidhje mbajtjen e seancave pas publikimit të aktgjykimit të fundit për konstituimin e Kuvendit.
LDK-ja kërkon qartësimin e e kësaj çështje për shkak se siç thonë zyrtarët e këtij subjekti politik, ata po ftohen nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, që të votojnë për një komision ad-hoc për votim të fshehur i cili nuk është paraparë në rendin e ditës të seancës konstituive.
Ndërkohë, dje PDK-ja dorëzoi në Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të mbajtur më 29 qershor dhe vazhdimeve të saj më 1 dhe 3 korrik 2025. /RTV21